Tema Fundit
Top posting users this week
No user |
Robles Rocha ne provë tek Partizani
2015-09-25, 15:58 nga Admin
ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0
Cordoba: Partizani është një klub i madh
2015-09-25, 15:57 nga Admin
CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH
25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Keywords
Cordoba: Partizani është një klub i madh
Faqja 1 e 1
Cordoba: Partizani është një klub i madh
CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH
25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në skuadër në të ardhmen do të jetë edhe me Ivan Kordoba. Ish-mbrojtësi i skuadrës së Interit është një emër mjaft i njohur në vendin tonë dhe një gjë e tillë është parë edhe gjatë pranisë së tij në kryeqytet. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Kordoba, ka folur në lidhje me bashkëpunimin e tij me të kuqtë, ku fillimisht ka afruar një mesfushor nga vendi i tij, por edhe për jetën pas largimit nga futbolli i luajtur, por edhe Kombëtaren Shqiptare si dhe faktin që në vendin tonë e njohin të gjithë.
-Në këto pak orë që ke në Shqipëri, mund të na japësh përshtypjet e para?
-Është një vend shumë i bukur. Më pëlqen qyteti, por edh klima që është shumë ndryshe nga e jona në Kolumbi. Kjo më pëlqen shumë dhe gjithashtu shoh që ka shumë interistë dhe për një gjë të tillë më bëhet edhe më shumë qejfi.
-Si është jeta e Ivanit pa futbollin e luajtur
-Shumë e qetë dhe tani kam mundësi që t’i përkushtohem familjes sime, të shikoj ndeshjet e Interit, ato të San Lorencos dhe Kombëtares së Kolumbisë. Ndërsa kohët e fundit, po punoj që t’i jap mundësinë futbollistëve të rinj në Kolumbi, që të luajnë futboll profesionist, jo vetëm në vendim tim, por edhe në nivel ndërkombëtar.
-Te Partizani ka sjellë një futbollist të ri. Mund të themi se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi?
-Shpresoj që po. Ashtu siç e theksova edhe më lart, dua t’i jap mundësinë këtyre lojtarëve që kanë talent, kanë karakteristika dhe kualitet për të luajtur në futbollin evropian. Në këtë rast Partizani ka mundësinë për të pasur një futbollist kolumbianë, besoj për të parën herë në historinë e futbollit Shqiptari dhe për të hapur një portë për lojtarët kolumbianë që të jenë pjesë e kampionatit vendas.
-Pse zgjodhët Partizanin për të bashkëpunuar dhe a keni marrë informacione se çfarë përfaqëson ky klub?
-Jam informuar për Partizanin dhe e di që është një klub i madh që po bën gjithçka për të fituar kampionatin në këtë sezon futbollistik. Vendosa të bashkëpunoj me këtë klub me bashkëpunimin e dy miqve të mi, Matia Terani me të cilin punoj si dhe Altin Tahon. Gjithashtu dua të falënderoj edhe presidentin e skuadrës,z.Demi i cili ka qenë i gatshëm për të bashkëpunuar. Kemi pasur këtë mundësi dhe kemi folur për ta bërë realitet dhe e kemi parë si mundësinë më të mirë për Karlos Rokën, që ai të vinte dhe të stërvitej me këtë ekip. Tashmë varet pikërisht nga ai vetë, nëse do të bindë trajnerin. Gjithsesi ne jemi të bindur se ai mund të japë shumë nga forma e tij për këtë skuadër.
-E ke ndjekur ecurinë e Kombëtares Shqiptare dhe nëse po cili është komenti për atë që po arrin?
-Është shumë e bukur ajo që po bën dhe kur je afër për të arritur atë që dëshiron, duhet të shtrëngosh fort dhëmbët dhe ta luash çdo ndeshjes si të ishte një finale. E komplimentoj të gjithë ekipin Kombëtar Shqiptar për punën që është duke bërë, por gjëja më e rëndësishme është të përfundosh në mënyrën e duhur edhe këto dy ndeshje që kanë mbetur dhe të realizosh objektivin.
-E dije që kishe fansa edhe në Shqipëri?
-Nuk e dija të them të drejtën dhe kam mbetur i surprizuar nga pritja që më është bërë dhe jam i kënaqur. Dhe nëse më parë më pëlqente Shqipëria, tani mund të them se më pëlqen edhe më shumë.
http://partizani.net/sq/Futboll_lajme/Category/Futboll_lajme/Cordoba--Partizani-%C3%ABsht%C3%AB-nj%C3%AB-klub-i-madh

» Partizani U19
» Partizani U17
» Java 33: PARTIZANI - miu 2-2
» Java 20: Partizani B - Luzi 1-0
» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
» Partizani U17
» Java 33: PARTIZANI - miu 2-2
» Java 20: Partizani B - Luzi 1-0
» Java 01: PARTIZANI - Laci 1-1
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
» 76 Vjet! Partizani feston pervjetorin
» Mjafton Skuka në Korçë, dy gola në 45 minuta
» Java 13: PARTIZANI - Apolonia 1-1
» Java 15: PARTIZANI - Tirana
» Java 14: Skenderbeu - PARTIZANI 1-2
» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
» Robles Rocha ne provë tek Partizani
» Cordoba: Partizani është një klub i madh