Partizani.Net - Forum


Join the forum, it's quick and easy

Partizani.Net - Forum
Partizani.Net - Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Volejboll Meshkuj, Partizani fiton derbin kundër Studentit
Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 I_icon_minitime2022-02-15, 18:50 nga Admin

» 76 Vjet! Partizani feston pervjetorin
Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 I_icon_minitime2022-02-15, 18:49 nga Admin

» Mjafton Skuka në Korçë, dy gola në 45 minuta
Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 I_icon_minitime2022-02-15, 18:47 nga Admin

» Java 13: PARTIZANI - Apolonia 1-1
Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 I_icon_minitime2021-01-19, 15:48 nga Admin

» Java 15: PARTIZANI - Tirana
Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 I_icon_minitime2021-01-19, 15:47 nga Admin

» Java 14: Skenderbeu - PARTIZANI 1-2
Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 I_icon_minitime2021-01-19, 15:45 nga Admin

» Java 5: Terbuni - PARTIZANI
Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 I_icon_minitime2015-09-26, 15:00 nga Miri dem i kuq

» Robles Rocha ne provë tek Partizani
Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 I_icon_minitime2015-09-25, 15:58 nga Admin

» Cordoba: Partizani është një klub i madh
Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 I_icon_minitime2015-09-25, 15:57 nga Admin

Top posting users this week
No user

Robles Rocha ne provë tek Partizani

2015-09-25, 15:58 nga Admin

ROBLES ROCHA NE PROVË TEK PARTIZANI23.09.2015 | 23:57
Skuadra e kuqe e Partizanit i shton radhët e saj edhe me një tjetër futbollist të huaj. Mesfushori Karlos Julio Robles Rocha ka kapërcyer …

Komentet: 0

Cordoba: Partizani është një klub i madh

2015-09-25, 15:57 nga Admin

CORDOBA: PARTIZANI ËSHTË NJË KLUB I MADH

25.09.2015 | 15:34
Klubi i Partizanit ka surprizuar gjatë ditës së djeshme, ku ka bërë me dije se bashkëpunimi për të afruar lojtarë të rinj në …

Komentet: 0

Merkato e Veres - 2015

2015-06-01, 15:28 nga Admin

Lajmet e fundit nga te gjitha levizjet e merkatos se Veres 2015.

Komentet: 11

Keywords


Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

3 posters

Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Admin 2015-04-27, 16:50

Zyrtare derbi luhet te henen ne oren 20:45


Edituar për herë të fundit nga Admin në 2015-05-05, 19:02, edituar 1 herë gjithsej
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Re: Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Admin 2015-04-27, 18:58

BATHA : NUK E PRISHIM TRADITEN, FITOJME DERBIN

Ndihem mjaft mirë pas golit të shënuar ndaj Teutës, pasi kishte ardhur koha që të gjeja rrjetën. E kisha pritur shumjë këtë moment dhe të them të drejtën më vjen mirë që goli im arriti t’i jepte tre pikët Partizanit, një trepikësh të nevojshëm për të vazhduar rrugën drejt objektivave. Tashmë mendojmë vetëm për Derbin. Fjalët nuk kanë vlerë para kësaj ndeshjeje, pasi natyrisht dihet që aty harrohet gjithçka, synohet vetëm fitorja.Do jetë një ndeshje e vëshirë, si gjithë takimet e tjera dhe motivimi nuk mungon. Është një takim që fitohet në fushë, por ka rëndësi më shumë për tifozët që janë në tribuna.
Besoj nuk do e prishim traditën dhe do të fitojmë edhe në këtë ndeshje ashtu siç kemi bërë dy takimet e para. Të gjithë lojtarët kanë një bindje të madhe se do ta mundim Tiranën dhe besoj ashtu do të ndodhë. Do ishte një gjë shumë e bukur nëse do të shënoja. Do japim deri në fund të kampionatit maksimumin dhe më të mirën tonë.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Re: Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Doni_Guerrils 2015-04-27, 19:15

Nuk e di pse kam nje ndjenje te mire edhe per kete derbi.Vetrm shpresoj qe te mos e kanalizojme presionin e ketij derbi te lojtaret tane. Minjve u duhet vetem fitorja prandaj them qe eshte ndeshje qe Duro mund ta zgjidhi mire.

Doni_Guerrils

Numri i postimeve : 19
Join date : 09/04/2015
Age : 40
Location : Pristina

http://www.partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Re: Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Admin 2015-04-29, 15:19

Sampaio prenoton një biletë për derbin

Ish-trajneri i Partizanit të sezonit të shkuar, Marcio Sampaio, nuk e harron aventurën me të kuqtë, kështu që portugezi ndjek çdo hap të skuadrës. Mësohet se ish-trajneri ka shprehur dëshirën për të qenë i pranishëm të hënën në Tiranë për të parë derbin e kryeqytetit.

Kësaj radhe portugezi do të vijë si tifoz i kuq, me shpresën se do të kënaqet me fitoren e “demave të kuq”. Sampaio u ka pohuar miqve të tij se po planifikon një udhëtim për në Tiranë dhe shpreson që ta gjejë në kohë biletën për të qenë i pranishëm të hënën, në “Qemal Stafa”.

Portugezi udhëhoqi Partizanin në pjesën e dytë të sezonit, por nuk e mbylli deri në fund. Pas humbjes në javën e 32-të me Skënderbeun, Sampaio dha dorëheqjen, pasi ekipi doli jashtë objektivit. Ish-trajneri e ka drejtuar Partizanin vetëm në derbin e fazës së tretë, ku gjithçka u mbyll në barazim 1-1.

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Marcio-Sampaio-1240x620
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Re: Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Admin 2015-04-29, 15:22

Ultrasit e Partizanit, apel ekipit: Nuk duam një tjetër 1996, do t’i bëjmë tre!

Aludimet dhe thash ethemet janë të pae vitueshme në futbollin shqiptar. Për derbin e radhës po amplifikohen zërat për një favorizim të Partizanit, në mënyrë që Tirana të fitojë titullin, me që vetë e kanë thuajse të pamundur.

Prandaj tifozët, me anë të një apeli të bërë në rrjetet sociale, i kanë kërkuar ekipit që të mos përsërisin 1996, kur dyshohet se Partizani i dha një dorë Tiranës. Ja apeli i ultrasve të kuq: “Dy fjalë kundër thashethemeve dhe thashethemebërësve: Do t’i bëjmë tre! Do të luftojmë për t’i bërë tre derbe radhazi të fituar.

Do të luftojmë që të jemi tri herë radhazi mbretërit në tribuna, tri herë radhazi zotërit e ‘Qemal Stafa’-s, tri herë radhazi zotërit e Tiranës! Por kjo nuk mund të ndodhë dhe s’do të ndodhë nëse të gjithë së bashku nuk përqendrohemi te qëllimi ynë madhor: të thyejmë rivalin për TË TRETËN HERË! Jemi të vetëdijshëm se dalja jashtë luftës për titull kampion ka mërzitur një pjesë të dashamirësve të skuadrës, por ne, tifozët e zjarrtë, ne që jemi gjithnjë prezentë në shi e në borë, do të jemi sërish aty dhe ju duam me vete në betejën tonë të tribunës, që, së bashku me djersën e lojtarëve në fushë, ta çojmë Partizonin tonë te fitorja…
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Re: Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Admin 2015-04-29, 15:23

Cuculi do derbin e… sundimit, nuk bëjmë dhurata, ne kemi llogaritë tona

Mbrojtësi i Partizanit, Ardian Cuculi, ka folur dje me gjuhën e tifozëve, që duan fitoren në derbi për të qenë sunduesit e kryeqytetit. Si lojtar, 27-vjeçari do ta pranonte edhe barazimin, por do mundohen që të marrin fitoren e tretë radhazi.

Në daljen e tij para mediave ka folur për objektivin e mbetur të të kuqve, aludimet për ndonjë shpërndarje dhurate nga të kuqtë, dështimin në pjesën e dytë të sezonit, si dhe ka sqaruar rrethanat e tij në ndeshjen me Kukësin. Në fund, ai ka folur edhe për ishtrajnerin Artim Shaqiri, i cili u shkarkua nga drejtimi i Kukësit.

Ardian, si po e prisni ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, duke qenë se luhet jo vetëm për tribunat, por edhe për trepikëshin që ju çon në Europë?

Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Edhe pse në ndeshjen me Kukësin rezultati nuk ishte në favorin tonë, fitorja ndaj Teutës na jep shpresë dhe motivim për të vazhduar përpara. Objektivi është një vend në Europë. Jemi të motivuar maksimalisht, duke ditur që ky derbi ka karakter shumë më të lartë se karakteri sportiv. Luhet për krenarinë e qytetit, për sundimin e qytetit në gjuhën e tifozëve dhe mendoj se, me një angazhim maksimal, do të marrim një rezultat pozitiv për të arritur objektivin.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Re: Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Admin 2015-04-29, 15:25

Klubi i Partizanit njoftoi sot se biletat për derbin e kryeqytetit Partizani – Tirana do të dalin në treg duke filluar nga dita e Enjte ora 09.00. Çmimet e biletave të përballjes numër 4 të sezonit në program ditën e Hënë date 4 Maj do të jenë si më poshtë:

Tribunat A dhe B do të kushtojnë 1 500 Lek
Tribunat D1, D2 dhe D3 do të kushtojnë 300 Lek
Tribunat C dhe E do të kushtojnë 300 Lek


Njoftojmë se pikat e biletarisë do të funksionojnë të ndara për t’i krijuar lehtësira të dy tifozerive. Për tifozerinë e kuqe do të vihet në dispozicion pika e biletarisë pranë stadiumit “Qemal Stafa”.
Për tifozerinë bardheblu do të vihet në dispozicion pika e biletarisë pranë 9-të Katësheve. Tribunat ku do të akomodohet tifozeria e kuqe do të jenë sektorët B , D2 , D3 dhe E Tribunat ku do të akomodohet tifozëria bardheblu do të jenë sektorët A, C dhe D1.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Re: Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Admin 2015-04-29, 15:26

Derbi, statistikat e 141 dueleve

141 takime derbi janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në të gjitha kompeticionet: kupë dhe kampionat. Bilanci flet për të kuqtë. Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 56 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 43 fitore. 42 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim. Edhe golavarazhi është në anën e “demave”. 201 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 160 të bardhebluve
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Re: Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Admin 2015-04-30, 21:44

NEXHIPI: PREMTOJ DO JAPIM SHPIRTIN NE FUSHE, NUK TOLEROJME ASKEND

Në këtë fund kampionati përballja Derbi vjen ndryshe nga të 3 takimet e tjera duke parë edhe objektivat e të dyja ekipeve. Sigurisht nuk na intereson ombicia e Tiranës por ne shohim vetëm objektivin tonë. Synimi ynë në këtë takim është sigurisht marrja e maksimumit nga ky takim dhe një fitore do na e bënte akoma më të prekshëm objektivin Europë. Në një Derbi pranohen të treja rezultatet por i premtoj tifozave që do japim shpirtin në fushën e lojës për ta fituar këtë përballje. Dëshira është që edhe në këtë Derbi të arrij të shënoj por sigurisht më me rëndësi është marrja e tre pikëve. Kundrejt thashethemeve të përhapura kohët e fundit nga rrjetet sociale për një tolerim të mundshëm nga ana jonë, ju premtojmë që kjo ndeshje do luhet ndershmërisht dhe do japim maksimumin në këtë takim. Në këtë përballje pres stadiumin flak të kuq. Partizani është një skuadër e madhe, një ekip i madh dhe të Hënën na pret një ndeshje e madhe.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Re: Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Admin 2015-05-01, 14:56

Ne tribunen B jane shitur te gjitha biletat. Ne tribunen D2 jane shitur rreth 4 mije cope. Ne kete tribune kane ngelur edhe pak bileta keshtu qe nxitoni per ti blere. Gjithashtu ne biletari ka dhe bileta per tribunen D3.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 225
Join date : 07/04/2015

http://partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Re: Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Miri dem i kuq 2015-05-05, 01:11

ja dhe ftyra vertet e kurvave dun nimen e Jemin kurves qe tbarazojn,,goli 2 komplet apsajt ja q....... Evil or Very Mad

Miri dem i kuq

Numri i postimeve : 21
Join date : 20/04/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Re: Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Doni_Guerrils 2015-05-06, 21:49

Miri dem i kuq shkruajti:ja dhe ftyra vertet e kurvave dun nimen e Jemin kurves qe tbarazojn,,goli 2 komplet apsajt ja q....... Evil or Very Mad

Ishte e ditur qe nje ndihme do e merrnin nga arbitrat.

Doni_Guerrils

Numri i postimeve : 19
Join date : 09/04/2015
Age : 40
Location : Pristina

http://www.partizani.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java 33: PARTIZANI - miu 2-2 Empty Re: Java 33: PARTIZANI - miu 2-2

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi